Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar denoncimin e një qytetari i cili bën publik një rast flagrant të shkeljes së ligjit dhe çdo norme morale, ku një mësuese në gjimnazin "Said Najdeni", Peshkopi, është transferuar në mënyrë të papritur dhe krejt absurde, në një shkollë që ndodhet në një nga zonat më të largëta të Dibrës.
Postimi i plotë
Gjimnazistet e Dibrës ne proteste,
Narkozyrtaret kakistokrate iu transferojne si armike klase mesuesen e tyre!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
Përshëndetje z. Berisha!
Kërkoj ndihmën tuaj për të denoncuar një rast flagrant të shkeljes së ligjit dhe çdo norme morale, ku një mësuese në gjimnazin "Said Najdeni", peshkopi, është transferuar në mënyrë të papritur dhe krejt absurde, në një shkollë që ndodhet në një nga zonat më të largëta të Dibrës. Sigurisht, qartas për arsye politike dhe pa një justifikim serioz. Studentët e gjimnazit, të indinjuar nga kjo fyerje e paskrupullt që i bëhet "prindit të dytë" një ditë para festës zyrtare të mësuesit, kanë bojkotuar mësimin në formë proteste dhe mospajtimi ndaj këtij sistemi burokratik dhe të paturp që tejkalon çdo absurd.
Kërkesat i janë paraqitur edhe drejtorit të arsimit në Dibër, që la të kuptohej se ky është një vendim i imponuar që ai nuk fo guxonte ta kundërshtojë. Megjithatë, nxënësit firmosën një peticion duke i vendosur ultimatum: "Ose të hënën vendimi pezullohet ose mësimi do të vazhdojë të bojkotohet".
Do ju isha mirënjohës, ( duke parë gadishmërinë tuaj për t'u ardhur në ndihmë qytetarëve të thjeshtë) ta denonconi këtë rast.