Iu refuzua qëndrimi në Shqipëri, gazetarja britanike: Nuk iki vetëm se i teket dikujt

E Enjte, 07 Mars 2019 11:15

Gazetarja britanike Alice Taylor që rrezikon që të largohet nga Shqipëria për shkak se i është mohuar leja e qëndrimit në vendin tonë ka dhënë një intervistë ekskluzive në Fax News, ku i është përgjigjur pyetjeve të gazetares Armela Ferko, veçanërisht për pretendimet nëse ajo është një agjente ruse.

Alice tregon se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë histori, dhe as bashkëshorti i saj nuk është truproja e Lulzim Bashës, ashtu si kanë pretenduar mediat e majta, që prej një jave e kanë sulmuar. Vendimi për të mos i rinovuar lejen e qëndrimit ende nuk i është dhënë me shkrim Alice, dhe zyra e emigracionit është mjaftuar me togfjalëshin se ishte një urdhër nga lart.

Pse vendosët që të vinit dhe të jetonit në Shqipëri

Unë kam një xhaxha Eduard Lir, që e vizitoi Shqipërinë rreth 150 vite më parë. Kam ardhur në Tiranë në Tetorin e 2017-tës, kam gjetur dhe dashurinë e jetës dhe jam në pritje të një fëmije shqiptarë.

Ju keni bërë shkrime promovuese në blogun tuaj po keni qenë edhe kritike, cilat kanë qenë reagime ndaj jush?

Në blogun tim Balkanista unë kam bërë mjaft shkrime promovuese për Shqipërinë dhe nuk paguhem për këtë, është një blog që ka rreth 20 mijë klikime në ditë. Ky blog është përgëzuar dhe nga ana e kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj. Para disa ditësh ndërkohë që po ndodhnin protesta unë pata një prononcim për Russia Today, njësoj si koleg i The Guardian, unë nuk dhashë një opinion timin personal, citova mediat ndërkombëtare.

Të nesërmen e gjej veten të përmendur në fake newse nga shumë media që janë të lidhura me pushtetin, Aty përshkruhesha si agjente ruse, që synoja që të destabilizoja rendin dhe qetësinë në vend. U sulmua dhe bashkëshorti im, si dhe stafi i medias ku unë punoj exit.al. Ne kemi marrë të gjitha hapat ligjore, pasi të pushtetin e tyre nuk mund të lejojmë që të sulmohemi në mënyrë të padrejtë. Ata mund të merren me deklarimet e mija dhe jo me familjen dhe me bashkëshortin tim

Cila është marrëdhënia juaj me median Russia Today?

Më pëlqeu pyetja juaj, faqja Balkanista merr shumë mesazhe çdo ditë, edhe Russia Today më kontaktoi përmes blogut. Nuk do ishte normale që ne të kishim të njëjtat mendime dhe qëndrime

Në mënyrë të përmbledhur çfarë thatë ju për Russia Today?

Unë thjesht raportova pë protestën e opozitës, për djegien e mandateve, për faktet e publikuara nga Zëri i Amërkës, pra nuk përmenda asnjë opinion timin

A ndihet e paragjykuar Alice për sulmet ndaj bashkëshortit të saj?

Në fakt bashkëshorti im ka të drejtë të marr pjesë në protesta, nuk mendoj se është e drejtë që kjo të përdoret për të na sulmuar ne. Unë nuk votoj në këtë vend, ai është 1.93 centimetra i gjatë, dhe dallon në çdo protestë, po kjo nuk përbën arsye për ta quajtur atë që është bodygard i Lulzim Bashës

Kur e mësove lajmin për refuzimin e qendrimit në Shqipëri?

Unë kisha aplikuar për të qëndruar në Shqipëri para se të prononcohesha për Russia Today. Mua mu tha që do të merrja lejen e qëndrimit për dy javë, pasi plotësova të gjithë dokumentet. Mora kërcënime jo vetëm nga mediat por edhe nga qytetarët në rrugë dhe në forma të tjera, pasi fola per median ne fjale. Në zyrën e emigrimit na thuhet se dikush në një nivel më të lartë se drejtori kishte vendosur që leja e qëndrimit për të të anulohej.

Bashkëshorti im dhe unë kemi kërkuar që të kemi një vendim të zbardhur me shkrim se pse nuk na është dhënë leja e qëndrimit. Pas këmbënguljes që kemi bërë na është thënë se sot në orën 11:00 do të njihemi me vendimin. Unë nuk do të dorëzohem, nuk më duket e drejtë që vetëm se i teket dikujt atje lart, unë të stëmundohem në gjendjen shëndetësore në të cilën jam për të bërë të gjitha procedurat nga e para. Ndërkohë që unë kam shërbyer për këtë vend, kam marrë pjesë në shumë nisma për të ndihmuar gratë e dhunuara.

A ka Alice kontakte të dyshimta me qytetarë rusë?

Jo nuk ka asgjë të vërtetë në ato që thuhen. Unë nuk do të largohem nga Shqipëria, do vazhdoj të shkruaj për këtë vend. Unë nuk besoj se aktet e atyre pak njerëzve që kanë pushtet përfaqësojnë qytetarët shqiptarë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...