“Babalja”, Salianji thirret në Prokurori: I pandehur për agjitacion, se denoncova trafikantin, por…

Premte, 08 Mars 2019 09:56

Ervin Salianji, demokrati qe ka dorezuar mandatin e deputetit ka shkuar mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Tiranës, ku është thirrur në cilësinë e të pandehurit për dosjen “Babale”, nga dy prokurorët e çështjes, Genci Qano dhe Kol Hysenaj.

Kujtojme se gjykata ka urdhëruar organin e akuzës që brenda datës 20 mars të përfundojë hetimet për çështjen ndaj deputetit të PD-së, Ervin Salianji. Nderkohe qe per kete ceshtje në hetim jane edhe Albert Veliu i njohur si Babalja, personi që imitoi zërin e Agron Xhafës, Fredi Alizoti dhe gazetari Jetmir Olldashi.

Pas daljes nga prokuroria, Salianji tha se nuk eshte bere asnje hetim. “Nuk ka pasur asnje hetim per te akuzuarit. Une u mora si i pandehur se denoncova nje trafikant”- tha Salianji.

“Denoncova një trafikant ndërkombëtar droge që sot është në burg, por i proceduar jam unë. Pasi të njihemi me aktet e dosjes do ja bëjmë publike, duhet të kishte hetim për Ballën, Veliun dhe Xhafën por kjo është si kronikë e kohëve të vjetra. Mund të fliste TVSH e kohëve të vjetra dhe të thoshte që elementët agjitatorë arritën të fusnin në burg një socialist. Unë akuzohem për agjitacion në bashkëpunim me gazetarin Olldashi”,- tha Salianji.

Login to post comments