Protestat/ Media gjermane: Njerëzit të revoltuar kundër strukturave të korruptura të pushtetit

Premte, 08 Mars 2019 10:41

Protesta vjen nga poshtë, i drejtohet dhe Brukselit, ky është thelbi i një artikulli të medias së madhe gjermane.

Gazeta e njohur gjermane, Sueddeutsche Zeitung, një nga më të mëdhatë dhe më të rëndësishmet në vend, shkruan se ‘Ballkani po zien’ nga protestat.

Sipas saj, në çdo cep të rajonit po ziejnë protestat, kundër strukturave autokratike dhe të korruptuara. Edhe ajo e quan këtë ‘Pranverën Ballkanike’, nga Serbia në Mal të Zi, Bosnje e Shqipëri.

“Nuk mund të bëhet fjalë për një lëvizje uniforme, trazirat kanë shkaqet e tyre. Por ajo që i bashkon këto demonstrata është se njerëzit po revoltohen kundër strukturave autokratike dhe të korruptura të pushtetit. Kjo është një protestë që vjen nga poshtë- dhe i drejtohet jo pak edhe Brukselit, ku po bëhen negociata për pranimin në BE të shteteve të Ballkanit Perëndimor”, shkruan gazetari Peter Muench.

“Në Shqipëri fillimisht dolën në rrugë studentët në fund të vitit të shkuar kundër rritjes së tarifave të studimit. Por shpejt, fokusi i protestave u zgjerua, i nxitur nga varfëria e përhapur dhe interesi politik i opozitës. Tani kërkohet dorëheqja e kryeministrit socialist Edi Rama, qeveria e të cilit akuzohet për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Sërish protestat kanë precipituar në dhunë. Në mes të shkurtit, dhjetëra njerëz u plagosën në një tentativë sulmi ndaj rezidencës zyrtare të Ramës. Që prej atëherë, anëtarët e opozitës janë tërhequr nga parlamenti. Ata kërkojnë krijimin e një qeverie ekspertësh dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme”.

Megjithatë, gazetari thekson se protestuesit nuk duhet të shpresojnë tek Brukseli.

“Protestuesit nuk duhet të shpresojnë shumë se do e kenë Brukselin në krah. Nga frika e krizës dhe paqartësive të reja, BE mbështetet në Ballkan tek njerëzit e fortë që premtojnë stabilitet. Kur politikanët e opozitës shqiptare dorëzuan postet e tyre në Kuvend në mes të shkurtit, shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini dhe Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn e kritikuan hapin me një deklaratë të përbashkët si ‘kundërproduktiv’. Një zëdhënëse e KE shtoi javën e shkuar se parlamenti është vendi i duhur për të diskutuar rreth politikës.

Kundër kësaj thirrje të Brukselit për përfundimin e bojkotit parlamentar ka pasur reagime të forta nga Serbia, Mali i Zi dhe Shqipëria. “Me kërkesat e tyre, njerëzit në Beograd, Podgoricë dhe Tiranë po mbrojnë vlerat themelore të BE,” thotë politikani i opozitës malazeze, Dritan Abazoviç. “Nëse përfaqësuesit e BE nuk e shohin këtë, atëherë kanë një problem me vlerat e tyre”,” mbyllet shkrimi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...