Shkarkohet nga detyra prokurori Arqile Koça

Premte, 08 Mars 2019 12:23

Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Arqile Koça ka ngecur në rrjetën e vettingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi ka verifikuar figurën e tij ka vendosur ta shkarkojë nga detyra.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Arqilea Koça zotëronte pasuri me vlerë 5.6 milionë lekë në vitin 2003. Referuar deklaratës së tij të parë, të dorëzuar në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Koça deklaronte pronësinë mbi një tokë bujqësore prej 830 m2 në Linzë, një apartament të blerë me kredi dhe një makinë me vlerë 250 mijë lekë.

Në fund të vitit 2017, pasuria e tij familjare kap vlerën e 15.2 milionë lekëve, pa llogaritur këtu disa pasuri të paluajtshme që prokurori Koça i përfitoi përmes një kontrate shkëmbimi me një kompani ndërtimi.

Pasuritë e paluajtshme përbëjnë pjesën kryesore të aseteve familjare të prokurorit dhe kapin vlerën e 11.8 milionë lekëve. Përveç apartamentit të zotëruar në Tiranë prej vitit 2000, ai deklaron nisjen e ndërtimit të një shtëpie në Voskopojë si dhe ka blerë një apartament banimi në Lukovë. Z.Koça zotëron gjithashtu 1.2 milionë lekë likujditete bankare, 500 mijë lekë kursime në cash si dhe automjet me vlerë 1.5 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 50.5 milionë lekë. Vetëm 56% e të ardhurave kanë si burim pagën nga funksioni i prokurorit, pagën e bashkëshortes dhe të ardhurat nga mësimdhënia. Shitja e pasurive të paluajtshme i ka siguruar familjes Koça të ardhura të konsiderueshme ndër vite, duke zënë 38% të totalit me një vlerë financiare prej 19.2 milionë lekësh. Gjithashtu, 4.3% e të ardhurave kanë si burim qiratë.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit rezultoi pa probleme për prokurorin Arqilea Koça.

Megjithatë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” një kontratë të vitit 2006, e cila shkëmben sipërfaqen e truallit që zoti Koça zotëronte në Linzë të Tiranës me sipërfaqe ndërtimi. Nga kjo kontratë, familja Koça ka përfituar rreth 100 metra katrorë garazhe, një njësi tregtare dhe pesë apartamente, shitja e pjesshme e së cilave ka sjellë 19.2 milionë lekë të ardhura.

Në deklaratat e pasurisë mungojnë megjithatë informacionet e detajuara mbi destinacionin e këtyre të ardhurave dhe nuk është e qartë nëse janë ri-intestuar apo mbahen në gjendje cash.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...