Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm kundërshton projektligjin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për kufizimin e pikave të shitjes së produkteve të duhanit vetëm nëpër pika të licencuara. Në një prononcim për TV SCAN kryetari i kësaj shoqate për Tiranën, Shpëtim Agolli thotë se reduktimi i shitjeve për këtë produkt, që zë një volum të konsiderueshëm në shitjet e biznesit të vogël do t’i çojë drejt falimentimit ose drejt reduktimit të vendeve të punës.
Duke marrë shkas nga fakti se ata nuk janë konsultuar apo dëgjuar edhe për masa të tjera të ndërmarra nga qeveria ndaj biznesit të vogël dhe të mesëm, Agolli iu bën thirrje biznesve t’i bashkohen protestës së 16 marsit të thirrur nga opozita.
Sipas projektligjit të Ministrisë dhe Mbrojtjes Sociale, shitja e produkteve të duhanit do të bëhet vetëm nëpër pika të veçanta, që do të duhet të pajisen me licencë për ushtrimin e këtij aktiviteti”. Ndërkohë që, ministrja Ogerta Manastirliu ka deklaruar se qëllimi i tij është forcimi i masave kundër duhanpirjes.