Pas dy ditësh vëzhgim nga policia italiane, një shqiptar është arrestuar në Itali. Ai është kapur me 3 kg marihuanë, vlera e të cilës në tregun me pakicë kap shifrën e 30 mijë eurove.
26-vjeçari konsiderohet si një nga furnizuesit kryesore të drogës në zonën e Frentana. Lënda narkotike ishte vendosur në dy pako në garazhin pranë ndërtesës ku jetonte shqiptari.