Dje, gjatë vizitës së kryeministrit Rama në Fier, protestues të udhëhequr nga kreu i PD-së Fierit, Luan Baçi u përplasën me policinë dhe tentuan të ndalojnë Ramën të mbajë takimin.
Mbrëmjen e djeshme, Luan Baçi denoncoi se policia ka bërë kontrolle gjatë natës në shtëpitë e disa prej protestuesve dhe ka shoqëruar disa prej tyre.
Ndërkohë ditën e sotme policia ka konfirmuar se ka shoqëruar 50 persona në Fier, Patos dhe Roskovec por pas shoqërimit dhe marrjes në pyetje, protestuesit janë lënë të lirë