Policia ka zbuluar të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Peqin, ku i mituri vrau aksidentalisht vëllain e tij.
Përpara se të ndodhte ngjarja, dy vëllezërit kanë qenë duke kullotur bagëtitë, në pyllin e fshatit Galush.
Më pas, sipas policisë, nga pakujdesia, Kristian Lleshi i cili nuk ka mbushur ende 13-vjeç, ka qëlluar aksidentalisht mbi të vëllanë, 20-vjeçarin Ronaldo Lleshi, duke e lënë atë të vdekur në vend.
Aktualisht policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
Informacion paraprak
Në pyllin e fshatit Galush, Peqin, dyshohet se një i mitur i cili ende nuk ka mbushur moshën14-vjeç, dyshohet se nga pakujdesia iu shkrep arma e gjahut dhe ka vrarë vëllain e tij shtetasin R.Ll., 20 vjeç.
Ata ishin duke kullotur bagëtitë kur ndodhi ngjarja.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.