Ndërroi jetë në aksidentin tragjik në Itali, kush është i riu shqiptar

Hënë, 11 Mars 2019 13:11

Dy të rinj humbën jetën tragjikisht pasditen e së dielës në Pesaro të Italisë, ndërsa 5 të tjerë mbetën të plagosur. Viktimat janë shqiptari Juendi Xhani, vetëm 20-vjeç, dhe 23-vjeçari Giuseppe Troisi, të cilët kanë ndërruar jetë menjëherë.

Së bashku me ta, në makinën Audi A4 që drejtohej nga  Giuseppe Troisi ndodheshin edhe dy vajza të moshës 22 dhe 19 vjeç, të cilat mbetën të plagosura rëndë. Ndërsa pasagjerët e automjetit tjetër, ku udhëtonte një 71-vjeçar, si dhe dy fëmijë binjakë të moshës 8 vjeç, fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia italiane bëri me dije se Audi me të cilin udhëtonin të rinjtë po parakalonte, teksa u përplas ballë për ballë me Hyundai Kona-n që drejtohej nga 71-vjeçari.

“Një tragjedi e madhe. Qyteti është i tronditur. Jemi pranë familjeve të djemeve që humbën jetën”, tha në një reagim pas ngjarjes së rëndë kryebashkiaku i Pesaro.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...