Vasili/ OSBE ka një përgjigje për Ramën, votat u blenë me paratë e drogës

Hënë, 11 Mars 2019 19:33

Përfaqësuesi i LSI-së, Petrit Vasili ka risjell në vëmendje raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e vitit 2017, ku theksohet se LSI dhe PD shprehën kontestimet e tyre lidhur me procesin e zgjedhjeve.

Duke ju referuar deklaratave që sulmojnë opozitën për zgjedhjet, Vasili shton se “çdo personazh vendas apo të huaj te mbylle gojën dhe te mos lodhen me tej me alibine e zgjedhjeve te shkatërruara te 2017,ku LSI dhe PD u ranë këmbanave te alarmit për kriminalizimin dhe shitblerjen e votës dhe ku vetëm e vetem PS ishte e “lumtur” me ato fare zgjedhjesh”.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

LSI dhe PD demaskuan shitblerjen e votes ne zgjedhjet e 2017,vetem PS kishte zero pretendim!!

Kryeministri i prodhuar me votat e krimineleve ne 2017 nuk pati asnje pretendim per zgjedhjet dhe shitblerjen e votes sepse ishte frymezuesi dhe perfituesi i vetem i saj.

Meqenëse ky i inkriminuar gjer ne fyt, ka dale dhe llap lart e poshte per zgjedhjet e 2017,po i kujtoj atij dhe te gjitheve si ai, produkte po njelloj te parave kriminale, se cfare thote OSBE-ODIHR ne Raportin Final per zgjedhjet politike qershor 2017.

Pas kësaj ftoj çdo personazh vendas apo te huaj te mbylle gojën dhe te mos lodhen me tej me alibine e zgjedhjeve te shkatërruara te 2017,ku LSI dhe PD u ranë këmbanave te alarmit për kriminalizimin dhe shitblerjen e votës dhe ku vetëm e vetem PS ishte e “lumtur” me ato fare zgjedhjesh.

Lexoni ç’thotë raporti i OSBE -ODIHR:

“Gjatë fushatës, pati aludime të përhapura gjerësisht për blerje të votës. Pas ditës së zgjedhjeve, si PD-ja edhe LSI-ja i përsëritën pretendimet e tyre pranë MVZ-së së OSBE/ODIHR-it se kishte ndodhur një operacion masiv, i përhapur gjerësisht, për blerjen e votës. Të dyja këto parti treguan disa raste konkrete, por në mungesë të provave të mjaftueshme konkluduese, nuk paraqitën ndonjë ankim ligjor kundër rezultateve.

Megjithatë, ato iu përmbajtën deklaratës së tyre të palëkundur se shkalla e blerjes së votës ishte e lidhur me sasi të mëdha parash të vëna në dispozicion nga kultivimi kriminal i drogës. Nevojiten përpjekje serioze për të trajtuar çështjen e vazhdueshme të blerjes së votës, si nëpërmjet një fushate për ndërgjegjësimin qytetar ashtu edhe nëpërmjet ndjekjes penale, me qëllim forcimin e besimit te procesi zgjedhor. Partitë politike mund të ndërmarrin një angazhim konkret dhe të mirëfilltë për të luftuar praktikat e blerjes së votës. Gjithashtu, një refuzim publik nga ana e politikanëve për të pranuar mbështetje financiare nga individë me të kaluar kriminale do të ndihmonte në ndërtimin e besimit të publikut në integritetin e zgjedhjeve.”

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...