Ulja e temperaturave ka rikthyer edhe reshjet e borës, kryesisht në zonat malore të vendit.
Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar në disa akse këshillohet që mjetet të qarkullojnë vetëm me prani të zinxhirëve për shkak të trashësisë së borës.
Njoftimi:
Njoftim mbi gjendjen e akseve kryesore të vendit
Gjatë natës ka pasur reshje bore në veri dhe juglindje të vendit.
Kompanitë e mirëmbajtjes me mjetet borëpastruese dhe fuqi punëtore kanë qenë në gatishmëri.
Në Rajonin Verior pavarësisht reshjeve të dendura të borës në akset kryesore nuk ka probleme me qarkullimin, me zinxhir kalohet vetëm në:
Ura Çerenecit-Stebleve kalimi behet (10km e fundit, 4-5cm bore, fryn erë dhe herë-herë krijohen duna).
Kuben – Vasije pjesërisht me zinxhirë në 5 km e fundit në lartësi 10-15 cm bore.
Në Rajonin Qendror nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij.
Në Rajonin Jugor nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij.
Drejtuesit e mjeteve te tregohen te kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ecin me shpejtësi të reduktuar dhe të vendosin zinxhir në akset ku kemi lajmëruar.