Nga Tritan Shehu
Ajo qe ndodh ne Gjirokaster me rruget e saj keto dite, rrezikon shkaterimin e vlerave tona kulturale e historike te pa cmuara.
Prej javesh ka filluar heqja e nxituar e kalldremit ekzistues te rrugeve te Gjirokastres.
Askush nuk ka paraqitur nje projekt, dizenj, cilesi te kalldremit qe do te rivendoset, vleres se financimit etj karakteristika, qe se paku duhej te njihej Keshilli Bashkiak.
Ne fakt dizenji e cilesia e kalldremit te vendosur se fundmi para Keshillit te Qarkut eshte shume larg niveleve te atij qe po hiqet, duke demtuar rende vlerat e ketij Qyteti.
Po keshtu jane gjetur e gjurmet edhe te kalldremit te vjeter me instalimet e tij hidrike, te para qindra vjetesh.
Askush nuk po shpjegon ruajtjen e tyre, zbulimin e metejshem dhe krijimin e mundesive per te qene te admirueshme nga publiku.
Per te gjitha keto duhen nderprere menjehere punimet, te paraqitet publikisht nje projekt i hollesishem se cfare do te behet, vlera e tij, si do te mbrohen vlerat e tjera historike qe po dalin ne pah nga heqja e kaldremit ekzistues, etj etj karakteristika.
Askush nuk duket te harroje se ketu kemi te bejme me nje Qytet me histori shume te lashte, vlera te pacmuara kombetare e nderkombetare, me te cilin nuk mund te sillesh me mendjelehtesi, arrogance, pa pergjegjshmeri e pa trasnparence financiare.
Me poshte po vendos fotot e kalldremit ekzistues, atij qe po vendoset dhe te atij te disa qindra viteve me pare me infrastrukturen, te gjetur ne thellesi nga germimet.
Gjykoni vete dhe ju lutem reagoni!