Skandali/ Policia e Ramës kercënon gjyqtarin me Vetting, Alibeaj: 'Urdhër politik i trafikantëve'

E mërkurë, 13 Mars 2019 20:44

Një situatë gati absurde e cila mund të ndodhë vetëm në një shtet autoritar, është ajo e sotmja ku Policia e Shtetit ka kërcënuar me Vetting një gjyqtar, vetëm se ky i fundit liroi nga qelitë një protestues të opozitës, i cili mbahej në arrest me pretendimin se kishte goditur një efektiv të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, gjë që nuk u vërtetua me prova.

Enkelejd Alibeaj, nga selia e Partisë Demokratikë e cilësoi komunikatën kërcënuese të Policisë ndaj gjyqtarit Pirro Sota, si një provë të qartë sesi Edi Rama shantazhin dhe kontrollon çdo gjyqtar në vend.

“Kercenimi me vetting i gjyqtarit te Fierit vetem pse mbrojti interesin e qytetareve dhe nuk zbatoi urdhrin politik te trafikanteve qe drejtojne Policine Politike, eshte prove e qarte sesi Edi Rama shantazhon dhe kontrollon cdo gjyqtar ne vend. Te mjere!

As me kercenime ndaj gjyqtareve qe nuk i nenshtrohen presionit tuaj kriminal dhe as me burgosjen politike te qytetareve te ndershem te ketij vendi, nuk e shpetoni dot Edi Ramen. Fundi i tij dhe qeverise se tij kriminale eshte me afer se kurre. Shihemi ne 16 Mars!-shkruan Alibeaj.

Kërcënimi i sotëm nga Policia e Shtetit ndaj vendimit sovran të një gjyqtari ëshë një akt i paprecedentë, i pandodhur më parë, çka tregon edhe njëherë rritjen e formës së represionit nga qeveria Rama ndaj çdo vendimi të pavarur që bie ndesh me qëllimet e tij-, shkruan Alibeaj

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...