Kryebashkiaku i Tiranës ka bërë të paimagjinueshmen. Ky diktatoruc ia ka lejuar vetes që të vendosë tashmë edhe kur festat janë.
Prej mijëra vitesh shqiptarët e festojnë ardhjen e verës me ritet e tyre prej shekujsh më datë 14 mars.
Por ky diktatoruci në krye të Bashkisë së Tiranës ka vendosur që ta prishë këtë traditë. Erion Veliaj ka vendosur të bëjë festën e Ditës së Verës në 17 Mars.
Sipas Veliajt ky ndryshim bëhet sepse në datën 14 mars do të bjerë shi në Tiranë.
Duhet nënvizuar se 14 Marsi është edhe festë zyrtare, duke qenë ditë pushimi për administratën, por për Veliajn as ligji nuk ka asnjë lloj rëndësie.
Ashtu siç bën me kronikat e transmetuara në televizionet e tij, në shërbim të propagandës së tij, kur Veliaj del live në 3 aktivitete të ndryshme apo del në Tiranë kur është jashtë vendit, edhe këtë herë ai ka vendosur që ta implementojë këtë taktikë neveritëse edhe për Ditën e Verës.