Transportonte drogë brenda televizorit, si u kap nga “Patoku”

Tuesday, 19 Mars 2019 09:09

Një operacion i policisë i koduar “Patoku”, bëri të mundur sekuestrimin e një sasie lënde narkotike, duke vënë në pranga një person.

Pasditen e kësaj të hëne, specialistët e hetimit të narkotikëve, mbi bazën e një informacioni të marrë nga qytetarët për një person i cili ishte nisur nga Tirana në drejtim të Lezhës, dhe me automjetin e vet po transportonte lëndë narkotike, menjëherë organizuan dhe finalizuan operacionin.

Në aksin rrugor Tiranë -Lezhë, në kthesën e Patokut, efektivët e policisë Lezhë ndërhyn dhe bënë të mundur bllokimin e automjetit së bashku me drejtuesin shtetasin N.N., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, në brendësi të një televizori, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 3 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.

Kjo bëri që 31-vjeçari të arrestohet në kushtet e flagrancës, ndërkohë që në ngarkim të tij materialet iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

droge.jpeg

Login to post comments