Sherri mes menaxherit dhe pronarit të lokalit, përfundon me të shtëna me armë

Tuesday, 19 Mars 2019 09:57

Policia thotë se ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja të rënda mes menaxherit të një lokali dhe klientit në Elbasan, ku është përdorur edhe arma e zjarrit.

Mbrëmjen e kësaj të hëne, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Elbasan, ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Viserian Xhuvani”, Elbasan, po ndodh një konflikt në një lokal ku janë dëgjuar dhe të shtëna me armë.

Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë, ku falë reagimit të shpejtë të mirë organizuar, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të B.S., 41 vjeç, banues në Elbasan.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë e zjarri pistoletë, si dhe një gëzhojë.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.  

Login to post comments