LSI dhe PD iu përgjigjën thirrjes së Prezencës së OSBE-së për zgjedhjet lokale, duke shprehur bindjen se ky proces është thjeshtë kalimtar në kushtet e shitblerjes së votës përmes grupeve kriminale.
Nga Shkodra, pas një takimi me qytetarët atje, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se është e pamundur të përfshihesh në garë pa garantuar më parë zgjedhjet e lira e të ndershme.
“Nuk mund të kesh zgjedhje vendore kur ka një deformim dhe shitblerje të votës përmes grupeve kriminale dhe parave të grupeve kriminale. Zgjedhjet nuk janë gjë tjetër veçse çështje teknike shumë kalimtare. Nëse ne nuk do kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme do të jetë totalisht e pamundur. “
Reagon dhe PD- Ka reaguar dhe anëtari i kryesisë së PD-së : Të fitosh zgjedhjet me bandat e kriminelëve dhe 19 prej tyre t’i bësh deputetë, më pas kriminelët përdhunues vrasës e trafikantë t’i bësh kryetarë bashkish që të kontrollojnë territorin dhe zgjedhjet, ky është shembull i keq për rajonin.
Të mbjellësh me drogë të gjithë Shqipërinë, të përmbytesh me drogë Europën, të shndërrosh vendin në lavatriçe të parasë së drogës, ky është shembull i keq për rajonin.
Të kriminalizosh politikën me paranë e drogës, korrupsionit dhe oligarkisë, të blesh zgjedhjet dhe të kthesh shtetin në parti, duke bërë presion mbi administratën dhe abuzuar me shtetin për të fituar zgjedhjet, ky është shembull i keq për rajonin.
Të kesh prova tëregjistruara për shitblerje vote dhe të pengosh hetimet me Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, që e ke vënë me votat e tua, ky është shembull i keq për rajonin. Të zhvatesh çdo para dhe pronë publike për t’ia dhënë oligarkëve që të financojnë, ky është shembull i keq për rajonin. Të kapësh sistemin e drejtësisë duke deformuar dhe korruptuar reformën në drejtësi, që të emërosh ushtarët e tu në organet e drejtesisë që, më vonë të të mbrojnë kundër hetimit penal për zullumet e tua, ky është shembull i tmerrshëm për rajonin.
Të mos reagosh, të mos thuash gjysëm fjale për të gjitha këto, të mjaftohesh vetëm me përmbledhje ekzekutive raportesh dhe të relativizosh problemet e rënda, është nje shembull i keq për të gjithë. Të reagosh duke e refuzuar këtë sistem të kalbur dhe të dalësh në protestë për të kërkuar zgjedhje të lira e të ndershme, ky është një precedent që i bën mirë rajonit, sepse i tregon kujtdo që kërkon të bëhet kryeminister, se çfarë ndodh, nëse qeveris si Edi Rama.
Protesta kudo- Më herët, Kryemadhi deklaroi se protestat do të vijojnë, jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë vendin.
“Përveç protestave të mëdha që do të bëjmë në Tiranë do të dalim në çdo qytet të Shqipërisë, të takohemi dhe të bisedojmë me ta për të qarë hallet dhe disktuar.”
PD paralajmëroi se të enjten do të jetë protesta tjetër.
Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka dërguar në KQZ emrat e anëtarëve për Komisionet Zgjedhore të Administrimit të Zgjedhjeve, por PD dhe LSI nuk e kanë bërë ende.