Protesta te Unaza e Re/ FNSH mund të ndërhyjë, ish-deputetët e opozitës…

E mërkurë, 20 Mars 2019 17:08

Banorët e Unazës së Re pritet të protestojnë sërisht pasditen e sotme, ndërsa ka informacione se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë mund të ndërhyjnë për shpërndarjen e saj.

Kjo ka bërë që ish-deputetë të opozitës të angazhohen për të qenë në krah të banorëve.

Zyrtarisht mësohet se protesta do të nisë në orën 18:00, ndërsa sipas informacioneve që zotëron opozita mund të ketë një ndërhyrje të trupave speciale të policisë për të shpërndarë protestuesit.

Një ditë më parë protesta e banorëve zgjati mbi 4 orë, ndërsa në orët e vona të mbrëmjes, kreu demokrat Lulzim Basha njoftoi mbi një urdhër politik që i ishte dhënë policisë për të ndërhyrë dhe shpërndarë protestuesit.

Gjithccka nisi pasi forcat e policisë pasditen e djeshme ishin në numër të lartë, ccka rriti tensionet dhe mundësinë e një përplasjeje.

Login to post comments