Ekzekutimi, “Nardi i bujtinave” i arrestuar në 2010 në Itali

E Enjte, 21 Mars 2019 22:30

Rreth 24 orë pas vrasjes së 35-vjeçarit Ferdinand Polia policia e Shkodrës “nge supet” për një pistë të mundshme hetimi.  Hetuesit nuk janë ndihmuar as nga dëshmia e mikut të viktimës që udhëtonte në të njëjtin mjet me 35-vjeçarin, por që fatmirësisht i shpëtoi atentatit. Xhovan Marashi ka rrëfyer momentet e tmerrit.
“Një motor i llojit “TMAX” ngjyrë gri, na ka ardhur përballë dhe ka qëlluar në drejtim tonin, jam ulur dhe pastaj kam dëgjuar vetëm goditjet e plumbave në mjet. Drejtuesi i motorit kishte skafandër të zezë, asgjë më shumë nuk di dhe nuk kam parë. Çdo gjë ndodhi aq shpejt, dhe se vetëm kam parë se si Nardin e përshkonin plumbat. Nuk mbaj mend shumë gjëra, sepse plumbat pa reshtur binin mbi ne”.


Megjithatë “Nardi i Bujtinave” duket se ka pasur dhe një anë të errët në Itali, ku ka qenë emigrant. Në vitin 2010 ai është arrestuar nga policia italiane në Venecia.  Ai, siç raportohej në mediat italiane, në atë kohë, u vu në pranga si pjesë nje grupi kriminal që merrej me drogë dhe prostitucion në Treviso dhe Venecia.

Të arrestuar në atë kohë, referuar mediave italiane ishin: Artan Gega, Elvis Guri dhe Ferdinand Polia. Sipas hetimeve ky grup kriminal kishte një fitim prej 800 mijë euro në vit. Vajzat që përdoreshin si prostituta ishin nga Rumania dhe Bullgaria.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...