Domain me përmbajtje pedofilie, situata alarmuese në Shqipëri

Premte, 22 Mars 2019 13:17

Shqipëria renditet në vendi e 3 në Europë dhe në vendin e 8 në botë për numrin e internet domain të paligjshme me përmbajtje pedofile e pedopornografike. Alarmi vjen nga OSMOCOP, Observatori Botëror kundër Pedofilisë i Fondacionit Meter në Itali i cili ka bërë publik raportin e fundit 2018 me statistikat ndaj këtij fenomeni.

Të dhënat e Raportit 2018 janë mbledhur nga denoncimet e ardhura në Policinë Postale Italiane dhe nga policitë e vendeve të tjera, përpos internet domain e serverët e analizuara në nivel botëror. Pedofilët e pedopornografët shfaqen gjithnjë e më të organizuar e të strukturuar në nivelin e tyre kriminal në web. Prodhojnë, arkivojnë, shpërndajnë e shkëmbejnë mes tyre foto dhe video të fëmijëve gjithnjë e më të vegjël në moshë që nga të sapolindurit e deri tek ata në moshë para adoleshente.

Analizimi i të dhënave të këtij raporti konfirmon rritjen e shpërndarjes në web të fotografive dhe videove të fëmijëve të seksit mashkull ndërsa mbetet e pandryshueshme preferenca femërore. Gjatë vitit 2018 janë sinjalizuar mbi 3 milionë fotografi pedopornografike në web e rreth 1.123.793 video. Vihet re një rritje e numrit të materialeve pedopornografik në web në krahasim me një vit më parë kur janë sinjalizuar rreth 2 milionë imazhe të tilla.

Ndërsa sa i takon internet domain të nivelit të parë me përmbajtje materialesh pedopornografike, në vend të parë renditet Mbretëria e Tonga në Oqeani ku janë sinjalizuar 1.717 internet domain, por që gjithsesi shënojnë një reduktim në krahasim me vitin 2017 kur numri i tyre ishte 10.096. Në nivel botëror në vend të dytë renditet ishulli britanik Guernsey, në vend të tretë ishuj britanikë në oqeanin Indian, e më pas Franca, Haiti, Pakistani. Në nivel botëror Shqipëria renditet në vendin e 8 me 302 internet domain të sinjalizuar që kanë përmbajtje pedopronografike. Rusia renditet në vendin e 12 me 157 internet domain, Italia në vendin e 15 me 71 internet domain, e Greqia në vendin e 18 me 23 të tilla. Në nivel europian Shqipëria renditet në vendin e 3 me 302 internet domain, pas Francës me 702 e Guernsey me 1108 internet domain pedopornografikë.

Sipas Raportit 2018 në linja të përgjithshme në krahasim me vitin 2017, nurmi i internet domain pedopornografikë janë reduktuar nga 13.756 në 7.714 më 2018. Studimi i këtij Obesrvatori botëror informon se cyber pedofilët sot preferojnë foto e video të fëmijëve nga mosha 8-12 vjec pasi janë më të vetmuar e jo ekspertë gjatë përdorimit të internetit më pas vijnë ata në moshën nga 3-7 vjeç por nuk mungojnë dhe të porsalindurit nga 0-2 vjeç.

Cyber pedofilët materialin e tyre e arkivojnë në platforma file sharing për ta shpërndarë në mënyrë sa më të shpejtë e anonime. Cloud është një prej tendencave të përdorura nga ata, por barrikada e vërtetë mbetet deep webi, ana e errët e rrjetit që mbetet e vështirë për t’u individualizuar e eksploruar. “Puna e monitorimit të pedofilisë online mbetet një argument gjithmonë i injoruar nga forcat politike, që nuk kanë interes ta vënë në agjendën e punës e në linjë të parë këtë luftë të rëndësishme kundër kriminalitetit pedofilë,”-thuhet në këtë raport. Raporti i Observatorit botëror kundër pedofilisë online u prezantuar një ditë më parë në Sicili të Italisë në prani të drejtuesve të lartë të forcave të Policisë Postale Italiane e të Fondacionit Meter. /Ora News/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...