VIDEO/ Këshilltari demokrat Kraja: Stafi i Veliajt shkel ligjin elektoral

Premte, 22 Mars 2019 15:35

Këshilltari demokrat Akil Kraja, akuzon bashkinë e Tiranës dhe stafin e kryebashkiakut Veliaj se kanë shkelur ligjin elektoral. Përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale ai tregon se në Tiranë ka filluar vendosja e posterave, pavarësisht se fushata nuk është hapur ende zyrtarisht.

Ja postimi i plotë i Krajës në facebook:

#Tiranë: Filluan shkeljet e ligjit elektoral!

Ende pa u hapur zyrtarisht fushata elektorale, Bashkia Tiranë dhe stafi i turbulluar i LaliErit shkelin me dy këmbë ligjin elektoral.

Posterat në video janë thirrje për të marrë pjesë në takimin e Partisë Socialiste të dt. 23 mars, ku do të prezantohet lista e Këshilltarëve Bashkiak Tiranë.

Këto postera shkelin Kodin elektoral në dy aspekte:

Neni 77

"Fushata zgjedhore fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve dhe

përfundon 24 orë para datës së zgjedhjeve."

Neni 79

"1. Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore cakton, në mënyrë

të drejtë dhe të paanshme, vendet publike për afishimin e

materialeve propagandistike.

2. KQZ-ja miraton, me udhëzim të veçantë, kriteret për

përzgjedhjen e këtyre vendeve.

3. Çdo afishim i materialeve propagandistike jashtë vendeve

publike të autorizuara sjell heqjen e tyre nga organet e zbatimit të

ligjit, në varësi të njësisë qeverisjes vendore."

Përderisa fushata nuk është hapur zyrtarisht, kjo është një shkelje e hapur e ligjit ndërkohë që vendosja e tyre vend e pa vend, jo vëtëm dëmton hapësirën publike duke shëmtuar e dëmtuar fasadat e pallateve të kryeqytetit, por dhe dëshmon sesi Bashkia shkel ligjin që supozohet të zbatojë vetë...

Pa filluar zgjedhjet, dhe ja sesi pushteti ju rikthye zakonit të vjetër : atë të shkeljes së ligjit elektoral, atë të manipulimit të elektoratit...

Ndërkohë që përgëzoj qytetarin që ka zbatuar ligjin duke i hequr posterat ilegale të Bashkisë Tiranë, i bëj thirrje KQZ-së të shprehet mbi këtë rast i cili konfirmon cdo qëndrim të opozitë se në situatën aktuale nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...