Teksa të gjithë po komentojnë deputetët e rinj, të cilët po marrin mandatet pas largimit të opozitës nga Parlamenti, ish kryeministri Sali Berisha publikon fakte të reja.
Duke cituar mesazhin e një qytetari nga Vlora, Berisha shkruan se, Enada Kapllani, e treta në listën e LSI në Vlorë është bashkëshortja e një biznesmeni të lojërve të fatit në qytetin bregdetar.
Madje emri i tij është përmendur edhe në përgjimet e çështjes Babale, si mik i Agron Xhafës.
Postimi i Sali Berishës:
Mandatet te blera me lojra fati!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje z berisha. Jam nje qytetar i vlores. Doja tju shkruaja per punen e deputetve qe po pranojn mandatet. Deputejta e 3 e lsi ne vlore Enada Kapllani eshte bashkshortja e Alban Kapllanit. Ky ne vlore eshte nje biznesmen i vjeter i lojrave te fatit qe vazhdon akoma kete aktivitet dhe me bekimin e rames dhe gon xhafes. Emri tij u permend dhe nga babalja si shok i agronit qe kercenoj djalin e babales pas publikimit t vidjos. Kjo eshte nje loj shume e piset e ketyre ne vlore. Ku lulezon krimi dhe kumari. Kuptojeni vet pse po pranohen keto mandate deputetesh. Flm dhe anonim te lutem