Zyrtarizohet projekti i kullave/ Veliaj shkatërron Parkun e Liqenit Artificial

Hënë, 25 Mars 2019 16:53

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, vetëm 4 ditë përpara zyrtarizimit të kandidaturës së tij për një mandat të dytë në krye të kryeqytetit, ka shpallur një tender për ndërtimin e një rruge me gjatësi 650 metra. Rruga sipas demokratëve nuk ka ndonjë vlerë të shtuar për qytetin edhe pse pritet të marrë rreth 2 milionë euro nga taksapaguesit shqiptarë.

Ajo do të lidhë zonën e Gardës me Rrugën e Kosovarëve, por sipas Partisë Demokratike, për të ndërtuar ekskluzivisht një rrugë të re për kullat që Veliaj po planifikon të ndërtojë aty më vonë.

Lidhur me këtë projekt të Veliajt, ka reaguar edhe pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci.

Postimi i plotë i Ervin Gocit:

Zyrtarizohet projekti i Kullave te Garda e Republikes, e gjitha pjesa e poshtme Parkut te Liqenit, nderkohe qe ju shqetesoheshit per shendetin e kryeministrit. Kete nuk do ta degjoni deri ne zgjedhje, kurdo qe te behen..thjesht po zgjerojne rrugen per t'a patur gati. Paraprakisht duhet te dini qe perveç godinave te sherbimit perbri Universitetit Politeknik, tek e gjithe siperfaqja ku rrin sot Garda, do betonizohet me Kulla. Ajo qe dihet me siguri, eshte se nuk do kete me pak se 3, por flitet dhe deri ne 8. Pyetja qe duhet te shtrojme te gjithe eshte a do ta lejojme?Te tjerat jane lloqe. Nderkohe qe opozita lengon ne kontradikten qe ka prodhuar vete, nga nje ane denoncon blerjen e votes, nga krahu tjeter nuk pengon burimin e blerjes se votes qe jane Kullat, te cilat pastrojne parate e droges. Opozita duhet ta ndaje mendjen, ose te luftoje sistemin e kalbur ne teresi, ose te vazhdoje cirkun, ose te ndaloje burimin e fuqizimit te Rames, ose te prese rradhen se mos merr ne pushtet ne tavoline.

Me se dhe si do t'ja marre pushtetin, kur Kryeministri e shpalli pasuesin e vet, i cili ther djalte se do vazhdoje vepren e Babait shpirteror deri ne vdekje?!

Vendimet merren tani, neser eshte shume vone.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...