Shtyhet sërish seanca e pretencës te Krimet e Rënda për Klement Balilin, i cilësuari si “Eskobari i Ballkanit”.
Mësohet se seanca do të mbahet më 2 prill, për shkak se edhe ditën e sotme në Gjykatë nuk u paraqit i pandehuri Balili dhe avokatit të tij mbrojtës Theodhori Sollaku.
Mbi Balilin rëndojnë 4 akuza: Trafikim i lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal" "Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal", "Refuzim për deklarim dhe moskdeklarim, fshehje ose deklarim të rremë të pasurisë" "Pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale"
Balili nuk i ka pranuar akuzat, ndërsa pas rreth dy vjet në arrati ai u vetëdorëzua në momentin kur dosja vajti për gjykim.