FED invest mbeshtet fermerin i çon traktorin në Malinat Berat, por rruga i rrit koston e prodhimeve

E mërkurë, 27 Mars 2019 10:08

Në drejtim të Corovodë vetëm 32 km larg Beratit gjëndesh  në fshatin Malinat . Natyra e ka bekuar këtë vend sepse ja ka dhënë të gjitha : tokë kodrinore e gjelbëruar, rezerva uji, klimë e butë, por për ta vizituar këtë vend kaq të bukur natyrisht të duhen jo më pak se dy orë nga qyteti kryesor i këtij vendi.

Fshati Malinat shtriet në jug të qytetit të Beratit.I rrethuar me kodra të buta në veri - jug, dalje te ujrave në kraun lindor drejt Osumit, fauna dhe flora janë shumë të larmishme. Buqësia është zëri kryesor ekonomik i keti fshatit dhe kultura që kultivohet masivisht është vreshtaria si pasoj edhe e trashigimisë që i la këtij fshati sistemi i kolektivizimit nga periudha komuniste. Përbërja e tokës është ideale për vreshtari dhe banorët e  fshati bëjnë maksimumin me punën e tyre për të rritur mirqënien e tyre dhe  përmisimin e kushteve në komunitet por pa ndimen e qeverisjes lokale e qëndrore është shumë e pamundur të bësh ndryshime cilësore.Fshati vuan mungesën e një rruge që për ta është më se jetësore për tënxjer në treg prodhimet e tyre.

       Pëllumb Bakushi në Malinat  është një fermer i zonës dhe  e njeh shumë zonën atë.  Ai  ju është drejtuar disa Insitutcioneve financiare,  por për shkak të largësisë nuk ka gjetur mbështetje. Më pas u drejtua  tek FED invest ku  gjeti gjithshka që realizoi në anën   financiare për të zhvilluar aktivitetin e tij.  Bashkuar me anëtarësin  te ky institucion në qershor të 2017-ës dhe ka marrë  kredi për  blerjen e një traktori me një vlerë 3.4 million lekë.

Me të vlerësuarën e tij ,zoti Bakushi shprehet se « më parë e kam punuar tokën vetëm me frezë dhe tani erdhi momenti që të investojë në blerjen e një makinerie bujqësore, traktor, për punimin e tokës dhe proceset e korrjeve dhe  mjedhjeve »  traktori do t’i lehtësoje procesin dhe rendimentin e punës. Për më tepër sipas tij, cilësohet se në këtë zonë është i vetmi që posedon një mekanikë bujqësore, ndaj mendon se do ta japë me qira për bashkëfshatrët e zonës.

Të shumtin e këtij punësimi, ai saktëson se  ka mbështetjen e të gjith pjestarëve të familjes. Aktivitëti kryesor është vreshtaria ku ullishtet dhe qershitë zënë pjesën më të madhe; produket i tregton në Berat, ku rrusht i dërgon tek kantina dhe prodhimet e tjera në tregun ushqimor të shumicës. Për më tej e saktëson ulllirin në fabrikat e viajit,që ndodhen në zonën e Beartit. Gjithashtu shprehet se sfida më e madhe është mungesa e infrastrukturës sepse kjo i rrit kostot e transportit.  Aktualisht bujqësia vijon të ketë pak akses në financim. Për shumë banka të nivelit të dytë, sektori bujqësor viijon të shfaqë risk të lartë për financim: nga ana tjetër, edhe vetë fermerët theksojnë se kushtet e financimit nga bankat vijojnë të jenë frenuese me norma të larta interesi. Ndërkohë, FED invest vazhdon të mbetet lider në  mbështetjen e sektorit të agrikulturës dhe promotori kryesor i zhvillimit progresiv dhe të qëndrueshëm.

Login to post comments