Edhe gjatë ditës së sotme ka patur ndryshime drejtuesish në disa prej institucioneve të rëndësishme në vend
Është liruar nga detyra edhe Drejtoresha e doganave Belinda Ikonomi e cila është emëruar zv ministre e ekonomisë.
Në vend të saj është emëruar Arlind Gjokutaj që vjen nga drejtoria e pastrimit të parave.
Nryshime në kreun e tatimeve.
Burimet bëjnë të ditur së është larguar Vasilika Vjero nga drejtoreshë e Tatimeve dhe në vend të saj emërohet Enton Duro.
Duro, aktualisht ka qenë drejtor i Drejtorisë së taksës së Pronës.