Akuza e rëndë/ Drejtoresha e re e Ramës blen bono thesari me paratë e Fondit Shëndetësor

E mërkurë, 27 Mars 2019 16:32

Farmacistët në të gjithë vendin vazhdojnë të mos marrin nga Fondi i Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor, paratë e rimbursimit të ilaçeve, edhe pse në muajin  janar atyre iu premtua që do të paguheshin.

Denoncimin e ka bërë ish-kryeministri Sali Berisha i cili ka publikuar mesazhin e një farmacisti i cili tregon se si drejtoresha e këtij Fondi, paratë e farmacistëve i i përdor për të blerë bono thesari për përfitime personale

Narko drejtoresha problematike nuk paguan farmacive parate e rimbursimit te ilaçeve.

Lexoni mesazhin e farmacistit dixhital.

Ai akuzon narko drejtoreshen se ajo parate e rimbursimit i perdor per te blere bono thesari per perfitime personale.

Perveç kesaj mbi kete ndrikull rendon dhe nje akuze tjeter para se Edvini ta emeronte ne kete detyre

Lexoni mesazhet e qytetarve dixhital. sb

Pershendetje i nderuar!

Jam nje farmacist ne Tirane. Qe prej Janarit te ketij viti nuk kam marr pagesen nga fondi i sigurimit te detyrueshem te kujdesit shendetesor (FSDKSH), per recetat e rimbursueshme. Interesohem dhe me thane nen ze, qe drejtoresha Adela Xhemali leket e rimbursimit, qe jane goxha leke, i paska futur ne bono thesari, per te perfituar personalisht. Skandaloze kjo sjellje e saj me leket e popullit.

Nderkohe ne presim te paguhemi. Nuk e di si ka mundesi ndodh kjo, se drejtoresha e fondit emerohet direkt nga kryeministri, a eshte ne dijeni piktori se cfare lloj abuzimi behet keshtu me leket e gjithe farmacive te Shqiperise?

Dhe drejtoresha 2 muaj pune ka aty. Me dy muaj pune dhe shikoni sa e babezitur qe eshte kjo zonja.

Vertetimi i kesaj qe po ju them eshte shume i thjesht doktor, cdo njeri mund ta beje. Mjafton te pyesesh nje farmacist kudo ne Shqiperi qe ka kontrate me fondin, a i ka marr leket e rimbursimit te recetave qe prej janarit? Dhe te gjithe do te thone “Jo”.

Po presim o doktor sa te kap ndonje leke Adela Xhemali me bursen pastaj te na liroje fondet neve. Falemnderit!

Prokuroria mbyll dosjen pa pyetur as paditësin as të paditurin

2012-03-22 07:36:13 Gazeta Idea Aktualitet 0 Komente

Tiranë- Në vijim të investigimit në fushën e drejtësisë, gazeta IDEA sjell një tjetër shembull skandaloz të mbylljes së hetimeve nga ana e prokurorisë, pa i zhvilluar fare ato. Gjykata ka urdhëruar prokurorinë të rihapë hetimet, pasi prokurori e kishte mbyllur dosjen pa pyetur as personin që kishte bërë padinë dhe as personin që akuzohej nga paditësi, duke konsumuar një shembull unikal në hitorinë e hetimit, kur një çeshtje pushohet pa marrë në pyetje as protagonistët e saj kryesorë.

Historia ka në qendër një shtetas të huaj që beson dhe një grua shqiptare që ka shfytëzuar mirëbesimin duke i shkatërruar shtyëpinë atij. Yaris Baranes, i vitlindjes 1964, lindur ne Izrael, banues ne Tblisi, Gjeorgji, i cili u përfaqësua në këtë gjyq nga avokati Oltion Dano, ka më shumë se një vit që ka berë kallzim pranë prokurorisë, por çështja e tij u pushua nga organi i akuzës ndërsa.

Sipas kallzimit të tij, i cili u shqyrtua në gjykatë, ai ka firmosur një kontratë më 18 shtator 2002 me shoqërinë Tirbino shpk për të blerë një apartament pranë kopshtit botanik.

Sipas Yaris Baranes, Adela Xhemali, ekonomistja e biznesit te tij, ishte personi që duhet te krente pagesat si dhe mobilimin dhe përgatitjen e apartamentit për banim. Në besim të plotë thotë kallzuesi, i transferova shumat në llogarinë e saj bankare për të gjitha detyrimet që nga pagimi i kontratës deri tek shumat për mobiljet.

Këto pagesa janë kryer me këste në shumat 19 mijë dollarë kësti i parë, 19 mijë dollarë edhe kësti i dytë dhe 12 mijë dollarë kësti i tretë dhe kësti i katërt 12 mijë e 580 dollarë.

Shtetasi francez këmbëngul se në total ai ka shpenzuar 118.931,59 dollarë së bashku me shumën që nevojitej për mobilimin. Kjo gjë – thuhet në kallzim – provohet nga tabelat e mbajtura nga ekonomistja dhe fakti që ajo i ka kryer të gjitha blerjet.

Por pikërisht këtu nis edhe problemi i ankuesit. Duke qenë së ekonomistja, në mirebesim i kishte plotësuar të gjitha kërkesat e Yaris Baranes, jo vetëm për pagimin e kësteve të kontratës por edhe për blerjet e artikujve që duheshin për banesën si dhe ka kryer mobilimin e shtëpisë së tij, duke qenë se ankuesi banonte jashtë Shqipërisë, ai ka lejuar ekonomisten e tij të banojë në këtë apartament.

Ekonomistja e ka përdorur këtë apartament deri më mars 2011, pavarësisht se më 2009 Yaris Baranes i shkruan asaj që apartamentin do ta shiste, kështu që vajza duhet të gjente një banesë tjetër.

Pas disa komunikimeve, ku shtetasi i huaj këmëngulte që ajo të lironte shtëpinë e tij, më 2 prill ai kthehet personalisht në Tiranë, por ka konstatuar se e kishte të pamundur të hynte ne apartament, pasi derës i ishte ndërruar brava.

Pas disa peripecive ai mund të hyjë në banesë dhe kur hyn për çudinë e tij banesa ishte e boshatisur, pa asnjë mobilje edhe e dëmtuar. Dyert – thotë i dëmtuari – me gjithë kasa ishin shqyer, muret ishin dëmtuar, të gjitha mobiljet ishin zhdukur, çdo gjë që nga aparatet e ajrit të kondicionuar, kuzhina, aparaturat elektrike, sistemi i ngrohjes dhe disa pajisje hidro-sanitare nuk ndodheshin në shtëpi.

Në prani të disa dëshmitarëve ai ka bërë fotografi, ndërsa ai pretendon se dëmi ekonomik që i është shkaktuar është 37.391,90 dollarë.

Pas kësaj ai ka bërë kallzim, penal por disa muaj më vonë prokuroria i pushoi hetimet. Gjykata çmon se organi i akuzës nuk e ka pyetur asnjëherë kallzuesin, dhe jo vetëm atë, por ska bërë minimumin të pyesë sipas detyrimit ligjor të paktën rrethin e personave që i dëmtuari i përmendte në kallzimin penal që do të thotë as shtetasja Adela Xhemali, e cila akuzohet drejtëpërdrejtë.

Ja disa fragmente nga vendimi i gjykatës që detyron prokurorinë të rihapë hetimet:

“Organi akuzues nuk mbetet ne hetim vetëm ne shabllonin e kallëzimit qe i vjen, por munde te regjistroje vepra penale edhe me iniciativën e vet. Pra ne rastin konkret objekte gjykim, pavarësisht sa relaton ankuesi se cfare vepër penale duhet ti atribohet te kallëzuarit, është akuza qe vendos , e neqoftese konstatohet kryerja e ndonjë vepre tjeter penale tej çfare kallëzon ankuesi, e eshte ne kompetencën e saj, ky fakte nuk pengon organin e akuzës per regjistrimi njoftimi vepre panele, ne kuptim te nenit 287 K.Pr.Penale.

Sa me lart parashtroi gjykata çmon se vendimi i prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tirane për mosfillimin e procedimit e procedimit penal nr 4128, viti 2011duhet te prishet dhe çeshtja te kthehet për vazhdimin e hetimeve.

Për ketë qellim gjate vazhdimit te hetimeve organi i akuzës duhet te kryeje këto veprime shtese hetimor:

1. Te pyese kallëzuesin Yaris Baranes.

2. Te pyese shtetasen Adela Xhemali’, përfundon Berisha. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...