Fatmir Xhafaj godet hapur Ramën: Po merr kontrollin për spastrimin e policisë

E Enjte, 28 Mars 2019 15:52

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, gjatë fjalës që mbajti në seancën e sotme parlamentare ka folur me një gjuhë të ashpër dhe ka lëshuar akuza të forta për pasardhësin e tij, Sandër Lleshin, veçanërisht për mënyrën, se si ai e katandisi Vettingu në polici.

Duke goditur Lleshin, Xhafaj ka goditur edhe Ramën, pasi është ky i fundit që i jep urdhërat ministrit të Brendshëm.  Xhafajt e quajti ‘alibi false’ shtyrjen e procesit që ka si synim ‘spastrimin’ e policisë nga element të korruptuar apo të lidhur me krimin dhe ka akuzuar njëkohësisht, se kalimi i vetimit të policëve në duart e SHÇBA, nuk mund të jetë i besueshëm përderisa kjo strukturë, varet direkt nga ministri Lleshaj.

‘Policia nuk është pasuri e partive, por shtyllë e shtetit të së drejtës. Vetingu mbetet instrument kyç. Keqardhje që me alibi false nuk u bë i zbatueshëm në kohë, por për dy vite futëm në procesin e zbatimit në drejtësi. Gjithsesi më mirë se vonë se kurrë, nuk është herezi ndryshimi i një ligji, por në vlerësimin tim ndryshimet nuk janë të duhura në disa arsye, mund të cënohet pavarësia e procesit.

Kemi të bëjmë me skanim të veçantë, dhe nuk mund të bëhet nga SHCBA, në varësi të ministrit. Një nga sukseset e vettingut në drejtësi është se është i besueshëm nga të gjithë. Së dyti cenohet cilësia dhe shpejtësia e procesit. SHCBA-ja nuk ka kapacitetet për ta kryer këtë proces. Ti besojmë vettingun 13 mijë punonjësve një institucioni që ka 100 punonjës vlerësoj se do ta ngadalësojë procesin. Argumenti financiar nuk është i justifikuar, ajo shumë që mendohet se do të kursehet 2 milion euro, është e papërfillshme nga ajo që pritet. Por një gjë është pozitive,nuk preket thelbi i vlerësimit dhe kriteret’, ka deklaruar me tone të ashpra Xhafaj, nga foltorja e parlamentit.

Modifikuar më E Enjte, 28 Mars 2019 18:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...