Drejt vetvrasjes së kombit

Premte, 29 Mars 2019 19:28

Mons. George Frendo/

Nuk them asgjë të veçantë kur them se po përjetojmë një situatë shumë kritike në vendin tonë, madje është situata më kritike pas revoltave të vitit 1997.
Gjendja e institucionit më të lartë në vend, kuvendit, është tragjike. Një kuvend pa praninë e opozitës. Skenat që populli ka parë në televizor janë skandaloze. E ndoshta më skandaloze janë fjalët me të cilat përfaqësuesit e popullit i janë drejtuar njëri-tjetrit. Edhe persona me pozicion shumë të lartë në kuvend kanë përdorur një fjalor që nuk është i denjë për ta. Dhe populli dëgjon dhe sheh. Dhe edhe sot, në kuvend dhe në protesta, populli po dëgjon fjalë që i nxisin për dhunë dhe përplasje.

Ne ipeshkvijtë gjithmonë kemi theksuar nevojën për dialog mes qeverisë dhe opozitës. Para dy muajsh kam komentuar mesazhin e Papës për Ditën e Paqes për sivjet, që kishte si titull Politika e Mirë është në Shërbim të Paqes. Në komentin tim thashë: “Shumë herë, dhe jo vetëm në këto kohët e fundit, në deklaratat tona, ne ipeshkvijtë kemi theksuar nevojën për dialog. Por që dialogu të jetë një dialog autentik, dhe jo një karikaturë dialogu, kërkohet një dëgjim i ndërsjelltë dhe i sinqertë”. Por tek politikanët tanë a ekziston shpirti i dëgjimit? Të dyja palët duan të imponojnë kërkesat e tyre, kokëfortë në parimet e tyre. “Kërkohet gjithashtu besim tek të dyja palët. Sepse si mund të hyj në dialog me ty nëse nuk kam besim tek ti?” Edhe ky besim mungon totalisht. Kur mungojnë dëgjimi dhe besimi i ndërsjelltë; atëherë dialogu bëhet i pamundur. Me një sjellje cinike nga një anë dhe një qendrim mosbesues nga ana tjetër, dialogu bëhet i pa imagjinueshëm.

Mos të mendojmë se kjo situatë është krijuar në këta pesë muajt e fundit. Fatkeqësisht ka vite që gur mbi gur është krijuar mur. Unë nuk jam politikan, por jam bari shpirtëror që e do sinqerisht Shqipërinë dhe shqiptarët. Më vjen shumë keq për këtë popull, që ka përjetuar një histori të dhimbshme dhe, njëzet e tetë vjet pas rënies së diktaturës, ende nuk sheh ylberin. Kush po vuan në këtë situatë? Populli i thjeshtë. Dhe sa më shumë të zgjasë kjo situatë, më shumë të dëmshme do të jenë pasojat. Personalisht nuk shoh asnjë zgjidhje, sepse zgjidhjen mund ta gjejnë vetëm vetë politikanët. Vetëm këtë mund të them: Kemi nevojë për një politikë të re dhe politikanë të pastër dhe të matur. Maturia politike tregohet kur politikanët kërkojnë më shumë të mirën e përbashkët sesa të mirën e partisë, më shumë bukën e përditshme të popullit sesa leket në xhepat e tyre. Natyrisht, nuk po them se asnjë nga politikanët tanë nuk është i pastër dhe i matur: kemi politikanë që janë edhe të pastër edhe të matur.

Në këto ditë ëndërroj të dëgjojë fjalët e Zotit drejtuar Shqipërisë, të njëjtat fjalë me të cilat Ai iu drejtua Izraelit nëpërmjet profetit Ezekiel: “Unë po kaloja e të pashë duke u zhgërryer në gjakun tënd e të thashë ndërsa ishe ende në gjakun tënd: Jeto! Ne nuk e duam vetvrasjen e kombit tonë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...