Pas kërkesës së gjyshit të tij për ti dhënë leje dy ditore që të merrte pjesë në ceremoninë mortore të vëllezërve Bilali të vrarë një ditë më parë, Asmer Bilalit i është dhënë leje nga burgu.
Në videon e mëposhtme i dënuari shihet me prangë në njërën dorë rrethi tjetër i së cilës është i lidhur në dorën e një oficeri policie, ndërkohë që përreth shikohen edhe policë të tjerë.
Kujtojmë se leja është dhënë për një afat dy ditor për të qëndruar pranë familjes ashtu sikurse edhe ishte kërkuar nga gjyshi i tiJ.
Ai i ka bërë thirrje shtetit që t’i japë dy ditë leje Asmer Bilalit në prezencën e policisë, pasi nuk ka se kush t’i përcjellë njerëzit pasi ai është i vetmi mashkull në familje.
Ndërkohë Asmer Bilali është shoqëruar nga policia për në banesën e tij dhe pas mbarimit të këtij afati do të rtikthehet në qeli.
Ish-kampioni i boksit Asmer Bilali, humbi dje babanë dhe xhaxhin e tij të cilët u vranë para derës së shtëpisë nga persona të pa identifikuar.
Kujtojmë që ish-boksieri Astmer Bilali, u arrestua vitin e kaluar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër, ndërkohë që grupi kundërshtar i tyre janë Licajt. Dyshohet se lufta mes këtyre bandave të këtë sjellë viktimat e radhës.