Deklaroi se ka dijeni për akte të rënda kriminale, Dhurata Çupi: Olta Xhaçka të thirret urgjent në prokurori!

Hënë, 01 Prill 2019 15:56

Partia Demokratike ka reguar permes ish-deputetes dhe anetares se Kryesise, Dhurata Cupi ndaj nje deklarate te papergjegjshme te ministres se Mbrojtjes dhe deputetes Olta Xhacka.  "Shqiptarët drejtohen nga një qeveri e destabilizuar. Olta Xhaçka duhet të thirret urgjent në prokurori pasi ka deklaruar se ka dijeni për akte të rënda kriminale nëpërmjet zjarrëvënies së qëllimshme"- tha Dhurata Cupi.

DEKLARATË E DHURATA ÇUPIT

Olta Xhaçka duhet të thirret urgjent në prokurori!

Ajo ka deklaruar se ka dijeni për akte të rënda kriminale nëpërmjet zjarrëvënies së qëllimshme. Ministrja e Mbrojtjes ka detyrimin që çdo të dhënë që disponon për autorët e këtyre akteve kriminale t’i depozitojë në prokurori.

Deklaratat dhe akuzat qesharake të Olta Xhaçkës, që ngjajnë si dy pika uji me akuzat e shefes së saj politike, Elisa Spiropali, për tritolin në shtyllat e tensionit të lartë, u provojnë shqiptarëve se drejtohen nga një qeveri e destabilizuar dhe nga një kryeministër me qëllime të mbrapshta.

Edi Rama ka nën kontroll Policinë, Prokurorinë, shërbimin sekret, gjykatat dhe çdo institucion që është përgjegjës për zbulimin e autorëve të akteve kriminale dhe dënimin e tyre.

Në vend që të bëhet qesharak dhe të shpallë opozitën armik për çdo dështim të tij, Edi Rama duhet të zbulojë pa vonesë ata që kanë vendosur zjarret në zona të ndryshme të vendit.

Përvoja e afërt gjatë qeverisë së Edi Ramës tregon se zjarrin Shqipërisë ia kanë vënë trafikantët për mbjelljen e hashashit dhe asnjëri prej tyre nuk ka dalë para drejtësisë.

Shërbimi qesharak i Olta Xhaçkës ndaj Edi Ramës nuk e ndalon dot zbardhjen e dosjes 184, prej të cilës shqiptarët do të mësojnë se kush janë zjarrëvënësit e vërtetë të Shqipërisë, ata që vënë çdo ditë në rrezik jetën dhe pronën e qytetarëve, që po pengojnë integrimin europian të Shqipërisë.

Partia Demokratike shpreh keqardhjen që Partia Socialiste ka ulur përfaqësimin e saj në nivelin e inteligjencës dhe ndershmërisë së Oltës, Taulantit dhe Elisës.

Ne e dimë se brenda PS ka personalitete që mund ta ndihmojnë partinë e tyre në këtë ditë të hallit ku ka rënë, duke kontribuar, njëkohësisht, në shkëputjen e lidhjeve të PS me krimin, e cila është bërë pengesë për të ardhmen europiane të vendit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...