Ish-deputetja e PS nxjerr ‘bllof’ Ramën: Situata e universiteteve s’ka ndryshuar, qeveria nuk ...

Tuesday, 02 Prill 2019 22:05

Pedagogia dhe ish-deputetja e PS Mimoza Hafizi është shprehur se gjendja e universiteteve nuk kandryshuar, duke e krahasuar me situatën para protestave.

Pedagogia Hafizi tha për Fax News se trupa universitare është përpjekur që të krujojë një raport të mirë mes pedagogëve dhe studentëve, por sipas saj problemi kryesor qëndron politika.

“Me kompetencat që ne kemi besoj se i jemi përgjigjur çdo studenti, trupa pedagogjike është pjesë e realiteti shqiptar, nuk mund të kërkosh prefeksion aty kur ke problematika të jashtëzakonshme në politikë.

Të pretendosh perfeksion te trupa universitare, ndërkohë që pjesa tjetër e shoqërisë dhe realitetit shqiptar çalon, kjo është një verbëri ose keqdashje.

Ne jemi njohur me problematikat që ka universiteti qoftë edhe në raportin pedagog-student, unë kam dashur që kjo të dali në pah dhe i kam kërkuar studentëve të flasin edhe me emra, por duke pas edhe përgjegjshmëri sepse nuk duhet të cënohet tjetri padrejtësisht.

Unë vetë nuk jam shqetësuar për këtë çështje por e di që pedagogë të tjerë janë shqetësuar dhe janë prekur në sedër për agresioni që ka pasur nga politika ndaj trupës së pedagogjike.

Unë duke e njohur politikën e kam marrë me pak indiferencë, unë e di se si reagon politika që shumë sjellje i ka të fasadës dhe kjo nuk më ka shqetësuar”.

Lidhur me sulmet e kryeministrit Rama i cili deklaroi se do të ndërhynte në autonominë e universiteteve nëse trupa e pedagogëve nuk zbaton ligjin, Hafizi u shpreh se : “Besoj që universiteti mund të plotësoj pika që i takojnë atij, por besoj që kërkesat kryesore të studentëve në protesta kanë qenë ndaj qeverisë, ndaj ligjit për arsimin e lartë, ndaj reagimeve të ministrisë ndaj akteve ligjore.

Mendoj që kryeministri në radhë të parë duhet të shohi pozicionin e vetë, të reflektojë dhe pastaj të mendoj se si mund të përmirësohet situata brenda universiteteve”.

E pyetur nëse ka ndryshime në univertsitete pas protestave të studentëve, pedagogia Hafizi tha se ndodhemi në të njëjtat kushte pasi deri më tani nuk ka asnjë ndryshim.

“Për momentin nuk ka ndodhur asgjë, përveçse kemi reflektuar se si mund të përmirësohet që student të ndjehet më mirë në raportin pedagog student. Por pot ë marrësh pikat një nga një, pjesa më e madhe e tyre është e drejtuar ndaj qeverisjes dhe politikës.

Politika duhet të respektojë ligjet dhe nenet, nuk ka nevojë që politika të ndërhyjë dhe të cënojë autonominë e universiteteve, por duhet të realizojë detyrat e veta”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...