BB: Taksat mbi rrogën në Shqipëri janë dy herë më të larta se në rajon

E mërkurë, 03 Prill 2019 16:29

Banka Botërore vlerëson se taksat mbi pagën në Shqipëri janë dy herë më të rënda se sa në vendet e tjera të rajonit.

Në raportin e fundit ekonomik për Ballkanin Perëndimor, BB vëren se norma progresive prej 23%, është unike në të gjithë rajonin dhe dukshëm më e lartë se sa ajo që aplikojnë vendet e tjera fqinje. 

Së bashku me Shqipërinë, në Ballkanin Perëndimor janë dhe dy vende të tjera, të cilat i taksojnë pagat me tatim progresiv. Ato janë Maqedonia e Veriut dhe Kosova, por të dyja këto vende kanë taksa dukshëm më të ulëta se Shqipëria mbi rrogat e punonjësve.

 

Sipas Bankës Botërore, në Maqedoninë e Veriut taksa maksimale mbi pagën është 18 për qind, ndërsa në Kosovë ajo është 10 për qind.

Image

Në të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Serbi, Bosnje dhe në Malin e Zi pagat taksohen me taksën e sheshtë 10 për qind, pavarësisht nivelit të tyre. 

Fasha më e ulët

Shkalla më e lartë e taksës progresive nuk është faktori i vetëm që rëndon barrën e punonjësve në Shqipëri. Sipas të dhënave nga Banka Botërore, paralelisht Shqipëria është dhe vendi që ka kufirin më të ulët në zbatimin e kësaj shkalle.

Për shembull në Maqedoni, taksa 18 për qind mbi pagat nis të zbatohet vetëm kur rroga e punonjësit është më e lartë se 17 mijë e 563 euro në vit. Ndërsa në Shqipëri taksa 23 për qind e taksimit zbatohet për të gjitha rrogat më të larta se 12 mijë e 540 euro në vit.

Duke filluar nga  1 janari i këtij viti, qeveria e rriti pragun e zbatimit të taksës 23 për qind nga niveli 130 mijë lekë i pagës në nivelin 150 mijë lekë. Por edhe me këtë rritje të lehtë, sërish Shqipëria është vendi që ka pragun më të ulët të pagave mbi të cilat zbatohet taksa maksimale progresive.

Deri në vitin 2013, Shqipëria pati taksë të sheshtë mbi të ardhurat në nivelin 10 për qind. Por me ardhjen e qeverisë së majtë në pushtet, sistemi i taksimit të pagave ndryshoi në progresiv duke rritur ndjeshëm barrën e taksave. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...