E rëndë në Korçë, 35-vjeçari hidhet nga pallati

Diel, 07 Prill 2019 13:47

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur në Korçë, ku një 35-vjeçar ka tentuar të vrasë veten e tij duke u hedhur nga kati i trete i pallatit ku ai jeton.

Mësohet se 35-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, por mjekët kanë nisur të stabilizojnë gjendjen e tij.

Bëhet me dije se i lënduari vuante nga depresioni. Nga ana tjetër, autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.