VIDEO/ Mira Kazhani përplas një qytetar në autostradën Tiranë-Durrës

Diel, 07 Prill 2019 16:32

azetarja Mira Kazhani është përfshirë në një aksident rrugor gjatë ditës së sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur një burrë, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burri i aksidentuar është përplasur në momentin kur po kalonte rrugën për të shkuar tek stacioni i autobusit.

 

Ai ndodhet në spitalin ushtarak jashtë rrezikut për jetën.

Është dëmtuar edhe makina me të cilën po lëvizte gazetarja.