Janë zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e pak minutave në Vlorë, ku një sasi eksplozivi është pikasur pranë një objekti.
Sipas burimeve nga terreni bëhet fjalë për një sasi eksplozivi të vendosur pranë godinës së Gjykatës.
Lënda plasëse sipas Policisë thuhet se do të shpërthente me telekomandë.
Ndërkohë nga Tirana kanë ardhur forca xheniere, të cilat do të bëjnë të mundur shpërthimin mekanik të lëndës eksplozive.
Në fillim dyshimet e para ishin për një pako të dyshimtë pranë një zyrë avokatie, ndërsa së fundmi bëhet me dije se lënda shpërthyese mendohet të jetë vendosur pranë një objekti biznesi.
Policia ndërkohë ka shoqëruar në komisariat disa persona midis të cilëve edhe pronarin e ndërtesës, shtetasin A.Bajramaj.
Aktualisht e gjithë zona është e rrethuar nga forca të shumta policie, ndërsa pakoja e zezë gjendet në sheshpushimin e bizneseve.