Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar sot detaje të reja nga supergrabitja e 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit ditën e djeshmet.
I ftuar në emisionin ‘RepolitiX’ nw Report tv Hoxha ka treguar se autorët e supergrabitjes kanë hapur zjarr të parët mbi policinë, madje kanë hedhur në drejtim të tyre dhe dy granata difensive.
‘Autorët ndaluan sapo kaluan rrethimin e aeroportit për të kaluar paratë në furgonin tjetër vito që priste aty. Në atë moment ka ardhur furgoni policisë dhe grabitësit kanë qëlluar drejt tyre. Në këtë moment ka nisur zjarri, madje mbi policët u hodhën dy granat difensive të cilat kanë rrezikuar seriozisht jetën e policëve.
Me ato që më kanë thënë efektivët e RENEAS, të parët kanë hapur zjarr grabitësit pasi ata kishin kuptuar që po ndiqeshin. Kurse policët nuk e dinin me çfarë do të përballeshin pasi dinin vetëm drejtimin e rrugës’, ka thënë ndër të tjera Artan Hoxha