Një shpërthim me tritol ka tronditur gjatë natës qytetin e Vlorës. Burime nga policia bëjnë të ditur se në afërsi të një lokali në lagjen 'Rilindja' ka pasur një shpërthim me lëndë plasëse, e dyshuar tritol.
Mësohet se lokali është në pronësi të shtetasit me inicale S.Z. Ndërkaq, nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar në njerëz.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.