Asambleja e Përgjithshme e Prokurorëve është mbledhur sot për zyrtarizuar kandidatin e ri të KLP-së dhe personi i vetëm që ka kandiduar është Vatë Staka.
Gjatë kësaj mbledhje ka pasur një përplasje mes Prokurores Arta Markut dhe prokurorëve të cilët kanë kërkuar ndryshimin e rregullores të miratuar në Asamblenë e parë.
Prokurori Sokol Malaj në mënyrë të befasishme mori fjalën dhe tha ne emër te 45 prokuroreve qe kishin firmosur, ‘kërkoj ndryshim te rregullores qe është miratuar ne asamblenë e pare (dhjetor)’.
Në këtë mbledhje janë pjemarrës 205 prokurorë.
Gjatë replikës së saj në Asamble Prokurorja e Përkohshme Arta Marku ka kërkuar të ndiqet me përpikmëri rregulli për miratimin e kandidatit të ri që do zëvendësojë Antoneta Sevdarit, e shkarkuar nga KPA para ca javësh.
‘Mund te bëhen ndryshme ne rregullore por jo ne fletën e votimit. Fleta e votimit miratohet nga prokuroria e përgjithshme dhe nuk mund te ndryshohet
Te thuhet ne flete votimi vote pro, kundër dhe te pavlefshme. Dhe kandidati duhet te behet anëtare nëse merr 50+1% te votave’ tha Marku.
Arta Marku është shprehur që ky ndryshim i rregullores duhet të ishte kërkuar më parë nga Prokurorët.