Zbardhen dokumentet/ Lidhja Gunvor-ICTS, hijet ruse pas sigurisë në Rinas

E Enjte, 11 Prill 2019 16:55


Fijet ruse në Shqipëri mund të kenë arritur deri tek siguria e aeroportit të vetëm ndërkombëtar në vend, një nga objektet kryesore të rëndësisë së veçantë.

SYRI.net publikon dokumente zyrtare që tregojnë se administratori i ICTS Albania, kompanisë përgjegjëse për sigurinë e aeroportit të Rinasit është i njëjti person, i cili ka përfaqësuar në Shqipëri, Gunvor Oil, kompaninë ruse, të cilën departamenti i shtetit e ka vënë në listën e zezë me motivacionin se zotërohet direkt nga presidenti rus Vladimir Putin.

 
Grabitja e përsëritur e aeroportit të Rinasit është vetëm maja e ajsbergut, e një skandali shumë më të thellë, që zbulon se siguria kombëtare mund të jetë kompromentuar rëndë, teksa një nga objektet kryesore të rëndësisë së veçantë, financohet drejtpërdrejtë nga rusët.

 

 

Image

Lidhjet

Sipas ekstraktit zyrtar të QKR, administratori i ICTS Albania është shtetasi Bernard Çumashi i emëruar në këtë detyrë që nga dhjetori i vitit 2016. Por sipas dokumenteve  të zotëruar nga SYRI.net, Bernard Çumashi, rezulton të jetë njëkohësisht edhe përfaqësuesi zyrtar i PGFS Pilotage& Gestions, një shoqërie offshore e regjistruar në Zvicër. 

Në 20 prill të vitit 2017, PGFS Pilotage, themeloi në Shqipëri shoqërinë Byllis Energji, e cila më vonë do të merrte në dorë shfrytëzimin e ARMO-s në ortakëri me shoqërinë tjetër Tosk Energji. Edhe kjo e fundit është një shoqëri e regjistruar po në Zvicër me pronarë fundor, Christophe Darbord, një shtetas francez me lidhje të forta në Rusi.

Të dy kompanitë si Byllis ashtu dhe Tosk Energji duket se zotërohen nga e njëjta dorë, pasi për një kohë të gjatë administrator i tyre ka qenë i njëjti person, përkatësisht shtetasi kosovar Blerim Hoxha. Këtu nisin dhe fijet ruse. 

Në tetor të vitit 2016, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave bllokoi një transfertë të dyshimtë 13 milionë euro në llogari të kompanisë ‘Tosk Energji’. Transferta e cila u bë përmes një prej bankave më të mëdha në vend vuri në alarm autoritetin e parandalimit të pastrimit të parave, pasi përbënte risk të lartë. Kompania që dërgonte paratë ishte Gunvor Oil.

Edhe pse e regjistruar në Suedi, fillimisht Gunvor është themeluar në Rusi nga një prej njerëzve më të afërt të presidentit rus Vladimir Putin. Madje në vitin 2014, qeveria amerikane e futi Gunvor, në listën e zezë duke e akuzuar publikisht se pronari real i saj ishte vetë presidenti Vladimir Putin.

‘Putin ka investime tek Gunvor dhe mund të ketë akses në fondet e saj,’ deklaroi Departamenti Amerikan i Shtetit në mars të vitit 2014. Për shkak të lidhjeve me presidentin rus, në vitin 2014 presidenti amerikan Barack Obama, pezulloi operacionet financiare të Gunvbor në Shtetet e Bashkuara duke i sekuestruar llogaritë bankare.n Bllokimi i llogarive të Gunvor në vitin 2014 është cilësuar nga departamenti i shtetit si goditja goditja më e madhe që qeveria amerikane i ka bërë drejtpërdrejt presidentit rus, Vladimir Putinit.

Image

Para nga Rusia

Transferta prej 13 milionë eurosh qëndroi e bllokuar vetëm për disa ditë dhe më pas paratë u u zhbllokuan për t’u transferuar në llogarinë e Tosk Energji. Vetëm dy muaj më vonë, në dhjetor të vitit 2016, Bernard Çumashi bëhet pjesë e ICTS Albania.

Sipas ekstraktit të QKR, në 22 dhjetor të vitit 2016, Eno Bushi, avokat i Partisë Socialiste shiti 25 për qind të aksioneve që zotëronte në kompaninë ICTS Albania tek kompania ICTS Europe, e cila u bë kështu pronare e vetme me 100 për qind të aksioneve të kompanisë që është përgjegjëse për sigurinë në Rinas.

Në po të njëjtën ditë, Bushi largohet nga posti i administratorit të ICTS Albania dhe në kompani hyn Bernard Çumashi. Pa asnjë lidhje me parë me ICTS Albania, Çumashi emërohet direkt administrator i saj.

Burime konfidenciale i thanë SYRI.net se paratë për blerjen e aksioneve nga Bushi dyshohet se kanë ardhur pikërisht nga Gunvor, përmes transfertës 13 milionë euro.

Pra ICTS Albania, kompania e sigurisë së aeroportit dyshohet se është financuar nga rusët njësoj si ARMO dhe në bordin e saj, figuron si administrator një person me lidhje të forta me kompaninë Gunvor, e cila për departamentit amerikan të shtetit zotërohet direkt nga presidenti Putin. 

Modifikuar më E Enjte, 11 Prill 2019 17:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...