Detaje të reja zbulohen për shpërthimin me lendë eksplozive të ndodhur gjatë orëve të mëngjesit në lagjen “Rilindja” në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti bën me dije për “BalkanWeb” se lënda plasëse, e cila mendohet rreth 200 gram, ka qenë e vendosur ne hyrjen e një lokali pronë e ish-portierit të Flamurtarit, Servet Zyberi.
Policia ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen dhe ka marrë në pyetje Servet Zyberin dhe djalin e tij. “BalkanWeb” mëson se babë e bir kanë deklaruar të mos kenë konflikte me asnjë person, rrjedhimisht as dyshime se kush mund të jenë autorët e mundshëm.
Deri më tani, policia ka shoqëruar në komisariat 8 persona. Policia po heton gjithashtu probleme personale të djalit të ish-sportistit.