Bankat zbulojnë shifrat/ Ja shuma e grabitur në Rinas

E Enjte, 11 Prill 2019 21:38

U përfolën se ishin 10 milionë euro, shuma e parave të grabitura dy ditë më parë në aeroportin e Rinasit. Por burime të “Opinion” nga tre bankat që ranë pre e grabitjes spektakolare, kanë thënë se shuma është rreth 6.5 milionë euro të vjedhura.

Dy ditë pas grabitjes policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve, ndërsa operacioni për gjetjen e tyre është zhvendosur mes Krujës dhe Fushë-Krujës, pasi policia ka dyshime se grabitësit mund të fshihen në këtë zonë.

Prokuroria thotë se ka rihapur dosjet e pezulluara për Admir Muratajn, i dyshuar edhe për 3 grabitje të tjera, por që çështja nuk u gjykua ndaj tij pasi ai rezultonte në kërkim ndërkombëtar.

Përveç grabitësve që shfaqen në kamera duke rrëmbyer disa milionë euro, Admir Murataj ka edhe bashkëpunëtorë të tjerë në grabitjen e fundit.

Login to post comments