Mbanin peng një person për përfitim material, arrestohet i riu

Premte, 12 Prill 2019 09:33

Shtetasi 24 vjeçar me inicialet E.M, banues në Nikël, Fushë-Krujë, është arrestuar nga forcat speciale të policisë për shkak se ka mbajtur peng prej disa ditësh shtetasin B.Z për arsye përfitimi material.

Njësia për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Departamentin e Policisë Kriminale ka organizuar operacionin e koduar “Plugu”, i cili është finalizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Policinë e Shtetit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

Shtetasi B.Z është liruar pa pasoja gjatë operacionit policor, ndërkohë është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i 24-vjeçarit, B.Xh.

Policia po punon për kapjen e bashkëpunëtorit, ndërkohë materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale të “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Login to post comments