Prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurive të Admir Muratajt

Premte, 12 Prill 2019 10:29

Prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e pronave të Admir Muratajt, bashkëshortes së tij si dhe të vëllait, Aleksandër Murataj, i pari i vrarë dhe i dyti i arrestuar po për grabitje.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar sekuestrimin e disa vilave, apartamenteve luksoze dhe makinave me akuzën se janë përftuar me të ardhura nga burime kriminale.

Kërkesa ka ardhur pas vrasjes së Admir Muratajt nga Policia në grabitjen e fundit të miliona eurove në aeroportin e Rinasit, vrasje që i dha fund edhe serisë së grabitjeve të bankave prej tij. Admir Murataj ishte arratisur në vitin 21 mars 2013 nga burgu i Trikallës në Greqi, ku ishte dënuar për grabitjen e  bankave në atë shtet.

Kurse i vëllai, Aleksandër Murataj, mbahet në burg si anëtar i bandës që grabiti blindat me para në aksin Qafë Kashar-Rinas. 41 vjecari u arrestua më 14 mars 2017.

Login to post comments