Analiza/Kush është Bernard Çumashi, Administratori i Sigurisë në Rinas dhe 13 milion eurot transfertë nga Rusia

Premte, 12 Prill 2019 14:15

Vetëm dy javë më parë, në emisionin investigativ Fiks Fare, datë 29 Mars 2019, iu kushtua një vëmendje situatës në Kompaninë Armo. Në fokus të kronikës ishin pagat e prapambetura dhe, në fund, hidheshin hije dyshimi që një kompani e njohur, Gunvor Oil, do të blinte kompaninë zotëruese aktuale të ARMO-s.

Më poshtë keni linkun e kronikës.

Por, kush janë  pronarët e vërtetë të Armos dhe pse aludohej në kronikë për një financim rus?

Gjithçka fillon me një transfertë të dyshimtë  të Tetorit 2016.  Në llogarinë  e një kompanie që operon në Shqipëri mbërrijnë 13 million Euro!

Sigurisht, mbërritja e kësaj shume nuk mund të mos binte në sytë e Drejtorisë së Pastrimit të Parave në Shqipëri.

Për më tepër, kompania dërguese e këtyre parave, Gunvor Oil,  ishte e publikuar në listën e zezë të Presidentit Obama prej kohësh.Dyshohej se direkt Presidenti Putin kishte lidhje me investime në këtë Kompani.

Kjo masë e presidentit Obama (futja në listën e zezë), ishte kundërpërgjigje e sulmit rus në Ukrainë.

Këtu fillon problemi… Kujt po ia çonte paratë Gunvor Oil-i?

Marrësi ishte kompania Tosk Energji. Kjo është një Kompani Shqiptare e regjistruar në  QKR me datën 17 Qershor 2015. Kompania mëmë është një Kompani Zviceriane sipas ekstraktit të QKR-së me pronar Christophe Darbord. Ky i fundit është edhe administrator i mirënjohur i Kompanisë ARMO në periudhën 2013-2015,

Kompaninë Tosk Energji le ta quajmë Kompania A për thjeshtësi.

Një Kompani tjetër zviceriane, “PGFS Pilotage & Gestions SA”, vjen dhe themelon në Shqipëri kompaninë Byllis Energji në Prill të Vitit 2017. Le ta quajmë këtë Kompania B.

Përfaqësuesi ligjor i kësaj Kompanie, me prokurë të posaçme është zoti Bernard  Çumashi, shtetas shqiptar, i ditëlindjes 1988.

file:///C:/Users/Union/Downloads/akti%20themelimit.pdf.pdf4_12_2019.pdf

Këtu lart mund të shihni dokumentin:

Këto dy kompani, pra A dhe B, figurojnë si pronare në rafinerinë shtetërore shqiptare të naftës ARMO.

Në kronikën e sipërpërmendur të Top Channel,  gazetarja pyet Kreun e Sindikatës së Punëtorëve se “kush është administrator i ARMO-s”.

Kryetari I Sindikatës, i cili ka vetëm një hall vërtetë, sesi të marrë pagat e prapambetura të 600 punonjësve përgjigjet : “Ka shumë të errëta në këtë mes. Paraqitet Tosku, del Bylisi. Paraqitet Bylisi, del Tosku. Se kur paraqitet me Bylis ai, ne lidhim kontratë me Bylis, në anë tjetër del Tosku. Tosku thotë s’kam përgjegjësi për këto se i ka lidhur ai, kupton çfarë krijohet? Se këto janë si kompani guackë”.

Vini re, Kompania Tosk Energji është A-ja, kompania Bylis është B-ja . Sipas rastit… të dyja kanë administrator z. Blerim Hoxha.

Vjedhja e ndodhur në Aeroportin e Rinasit nxori në pah sërish emrin e 30 vjeçarit (tashmë) Bernard Çumashi. Ai është Administrator ligjor i kompanisë së Sigurisë së Aeroportit ICTS Albania. Njëkohësisht edhe ortak me Tosk Energji tek ARMO…

Po kur u bë Bernardi administrator i ICTS Albania Integrated Services?

Kjo ndodhi vetëm një muaj pas transfertës së madhe të Gunvor Oil, në Dhjetor 2016.

Kompania ICTS Albania Integrated Services,  është as më pak e as më shumë sesa firma që mbulon sigurinë e Aeroportit të Rinasit. Pra, shefi i madh që ka në dorë se kush hyn e kush del nga  Shqipëria,  të verifikojë nëse ka drogë, armë, para të paligjshme etj etj ishte një 28 vjeçar më 2016(sot 30 vjeç).

file:///C:/Users/Union/Downloads/EkstraktIThjeshte-4_12_2019%20(2).pdf

Nga data 20 Dhjetor 2016 deri mw 20 Dhjetor 2021.

Ai u bë për 5 vjet administrator  Dhe kjo ndodhi vetëm 2 muaj pas mbërritjes së parave për kompaninë simotër, Task Energji.

A ka vend për dyshime?

Mundet që paratë e Gunvor Oil të kenë shkuar tek ARMO ashtu siç dyshohet në kronikën e Top Channel. Por, mundet edhe të kenë shkuar tek Bernard Çumashi, i cili, fill pas kësaj transferte, mori në dorë aeroportin e vetëm kombëtar. Koha kur filloi biznesi me Aeroportin dhe lidhjet e Bernard Çumashit me Kompaninë përfituese të këtyre parave hedhin hije dyshimi.

Dhe kjo i tejkalon grabitjet me armë.


360grade.al

Login to post comments