Foto/ “Me gondola në Vlorë”, ish-deputetja ironi me ‘telenovelën Bashkia që duam’

Premte, 12 Prill 2019 14:55

Ish-deputetja e PD Nada Meçorapaj i ka uruar një ‘mirëmëngjes ‘ ndryshe nga qyteti i Vlorës, kryeministrit Edi Rama dhe kreut të bashkisë, Dritan Leli.

Me rrugët e përmbytura nga reshjet e shiut gjatë orëve të fundit, ish deputetja demokrate ironizon dy zyrtarët, duke e cilësuar platformën ‘Bashkia qe duam’ një telenovelë.

“Me këto pamje nga telenovela ‘Bashkia qe duam?’ I uroj kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Leli: Miremengjes nga Vlora!”, shkruan Meçorapaj për qytetin e Vlorës, e cila sot është zgjuar e përmbytur.

>

Login to post comments