Policia e Tiranës në bashkëpunim me blutë e Elbasanit kanë finalizuar aksionin për goditjen e një grupi që merrej me shpërndarjen e kokainës në kryeqytet.
Në pranga ka rënë Klajdi Gjeçi, i njohur si mik i Emiljano Shullazit dhe pjesëtar i bandës së tij. Gjeçi ka qenë i përfshirë më parë në disa ngjarje kriminale, ku së fundmi ishte arrestuar në janar të 2018-ës për vendosje tritoli në makinën e një biznesmeni.
Së bashku me Gjeçin, në pranga ka rënë edhe një djalë tjetër si edhe tre vajza të cilët shpërndanin kokainë në zonën e Tiranës së Re, Stadiumi Dinamo dhe ish-Bllok.
Mësohet se të arrestuarit në Tiranë bashkëpunonin me grupin prej 10 personash të arrestuar po gjatë ditës së sotme në një aksion paralel nga policia në Elbasan.
10 persona u vunë në pranga në qytetin e Elbasanit, të cilët dyshohen si pjesëtarë të grupit kriminal Çapja.