Edi Rama do thirret si dëshmitar për çështjen 'Babale'

Premte, 12 Prill 2019 18:49

Ledoi Braho, avokati i ish-deputetit Ervin Salianji në dosjen e ashtuquajtur “Bable”, është shprehur se kryeministri Edi Rama do të thirret si dëshmitar në gjyq.

“Do jenë ish-drejtuesit e policisë. Do mundohemi ta thërrasim edhe Agron Xhafaj nëse i gjejmë një adresë të saktë pasi nuk e dimë ku ndodhet. Po ashtu do thërrasim edhe Taulant Ballën dhe të gjithë personat e implikuar dhe që dalin në përgjime lidhur me këtë çështje. Një nga kërkesat tona do jetë të thërrasim edhe Edi Ramën, pasi edhe Edi Rama është një nga personat që ka dijeni lidhur me këtë çështje”, tha avokati Braho në një intervistë për “Faxweb”.

“E ka shprehur vetë një ditë pas denoncimit se ka një akt ekspertimi të cilin nuk e paraqiti as në prokurori dhe askund. Sipas këtij akti ekspertimi, rezulton se ka pasur një aktor dhe çuditërisht prokuria vazhdoi këtë linjë hetimi. Linjën e hetimit të aktorit. Atë që tha kryeministri një ditë, prokuroria e zhvilloi në vijim, patjetër me ndihmën e Policisë së Shtetit që siç del dhe nga përgjimet ka dhënë shuma parash për të zhvilluar këtë lloj hetimi dhe këtë lloj dëshmitari dhe sot jemi në këtë dosje”, shtoi ai.

Gjykata e Tiranës vendosi sot të dërgojë për gjykim themeli çështjen, ku ish-deputeti Salianji është i pandehur për kallëzim të rremë.

Lidhur me vendiin e gjykatës reagoi edhe Basha, i cili e quajti vendimin politik.

Login to post comments