Zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi i ftuar në “Abcnews”, ka folur në lidhje me grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit ditën e martë.
Koçi shprehet se nuk është cënuar siguria kombëtare në rastin e grabitjes së fundit në Rinas.
Zëvendësministri i Mbrojtjes, shprehet se fakti që ky grup është organizuar dhe ka arritur të largohet me shumën e parave të grabitura, tregon që shërbimi informativ nuk ka funksionuar.